SHPËRNDAJE

SoftcardKompania Google thuhet se është duke menduar në blerjen e një shërbimi për pagesa. Për ketë kompani kjo nuk është diçka e re, kur dihet se posedon një shërbim të tillë të ngjashëm, por duke e futur ofruesin e pagesave NFC të njohur si Softcard në listën e saj, mund të jetë diçka edhe me e dobishme për Google-n.

Ata që nuk kanë dëgjuar për shërbimin e pagesave të quajtur Softcard, kjo kompani fillimisht është quajtur Isis, por më vonë kompania kishte vendosur për ndryshimin e emrit në Softcard në mënyrë që të mos të ngatërrohet me një organizatë që është vrasëse. Kompania posedon aplikacionet për Android dhe Windows që shërben për pagesa.

Sipas burimeve të TechCrunch blerja e kësaj kompanie nga Google mund të jetë më pak se 100 milionë $. Të dy kompanitë nuk i kanë komentuar thashethemet për një blerje të mundshme. /ameble

SHPËRNDAJE