Google Nexus 7 2

Siç edhe pritej, Google e bëri prezantimin e versionit të ri të tabletit Nexus 7, i cili do të bëj debutimin e tij më 30 Korrik. Kompani do të ofrojë tri versione të këtij tableti të ri: një 16GB me Wi-Fi, 32GB me Wi-Fi dhe modelin 32GB me 4G LTE. Modelet Wi-Fi, do të jenë me çmim 229 $ dhe 269 $, respektivisht, do të debutojnë javën e ardhshme në Google Play. Kurse modeli 4G LTE do të lansoj për 349 $.

Nexus 7 do të jetë në dispozicion në SHBA, Britani të Madhe, Kanada, Gjermani, Spanje, Francë, Japoni, Korea dhe Australi dhe vende tjera më vonë.

[youtube id=”5LysTmwDan8″ width=”600″ height=”350″]

Modeli i ri posedon ekran të njëjtë si i më hershmi, por përditësimi eshte nga pamja 1280 X 800 në 1920 x 1200, ndërsa pikselë per inç kërcen nga 216 në 323 për të cilin Google thotë se është zgjidhja më e lartë për një tabletë 7 inç dhe PPI më të lartë për çdo tabletë në tregun botëror.

Pamja e tekstit dhe imazheve duken më të mprehta dhe tani ky model u mundëson përdoruesve të shikojnë filma dhe video në YouTube më rezolucion 1080p, ka thënë Hugo Barra, nënkryetar për menaxhimin e produkteve të produkteve të Android-it në Google, gjatë ngjarjes në San Francisko.

Nexus 7 i ri është edhe 2mm më i hollë dhe 50g me i lehtë se sa origjinali, ndërsa Google ka reduktuar madhësinë kështu që është pothuajse 6mm me i ngushtë.

Tableti posedon procesorë 4-bërthamor 1.5GHz Snapdragon S4 Pro që është 80% më i shpejt se sa tableti origjinal.

Kompania në ketë model gjithashtu ka dyfishuar sistemin e memories në 2GB, ka edhe dual-band Wi-Fi, Bluetooth 4.0, NFC, mbushësin pa tela si dhe shumë tjera.

Nexus 7 tani ka kamerën frontale 1.2 megapixel dhe atë të pasmen 5 megapixel, si dhe teknologjinë e sistemit stereo surround virtual nga Fraunhofer. Pavarësisht krejt këtyre tableti i re ofron një orë shtesë të energjisë në krahasim me atë origjinalin deri në 9 orë luajtje në video HD apo 10 orë shfletim në internet.

Android 4.3 Jelly Bean

Nexus 7 i ri posedon versionin e përditësuar të Android-it, i njohur si Android 4.3 Jelly Bean. Ndër veçoritë e reja në Android 4.3 janë profilet e kufizuara, e cila mundëson profile me nivele të ndryshme të qasjes. Google gjatë prezantimit ka marr shembull prindërit të cilët mund të çaktivizojnë mundësin e blerjes së aplikacioneve dhe mund të lejoj hapjen e aplikacioneve të caktuara për fëmijët e tyre.

Ky version përkrah teknologjinë Bluetooth smart, të cilat për shembull mundësojnë përdoruesit të lidhin një pajisje Android smartphone ose tabletë pajisjeve tjera Gadgets sportive. Android 4.3 përkrah gjithashtu Open GL ES 3.0, standardi i fundit për grafikë 3D të përshpejtuar.

Përditësimi Android 4.3 tani është prezent në pajisjen Nexus 7. Google gjithashtu do të mundësoj ketë version edhe në pajisjet origjinale të Nexus-it, si Nexus 4, 7, 10, Galaxy Nexus, si dhe shumë shpejt pajisjet HTC One dhe Galaxy S4.

Chromecast TV

Përveç tabletit të ri Nexus 7 dhe versionit Android 4.3, Google gjithashtu ka prezantuar edhe pajisjen e re Chromecast, një pajisje e vogël që u mundëson përdoruesve të dërgojn përmbajtje nga pajisjet e tyre mobile në TV.

Pajisja 35 dollarëshe Chromecast lidhet në pjesën e prapme të televizionit HD nëpërmjet slotes HDMI dhe një momentin kur lidhet me rrjetin Wi-Fi në shtëpi çiftëzohet me pajisjen tuaj Android, iOS, apo Windows për të sjellë kështu gjerat e preferuar argëtuese ne një ekran më të madh siç është televizioni juaj.

[youtube id=”cKG5HDyTW8o” width=”600″ height=”350″]

Chromecast punon me Netflix, YouTube, Google PLay Movies & TV dhe Google Play Music. Aplikacionet tjera si Pandora etj pritet të vijnë me vonë. Kjo pajisje e vogël gjithashtu ka një tipar të ri të Chrome-it që mundëson shfletimin në ueb nëpërmes televizionit.

Google tha se përdoruesit mund të kryejn detyra të shumta me ketë pajisje, të dërgojnë email-a, shfletojnë ne ueb, apo edhe të luaj video HD. Ajo punon në të gjitha platformat, në Android tablet dhe smartphone, iPhone, iPads, Chrome për Mac dhe Windows etj.

Chromecast është menjëherë në dispozicion nëpërmes Google Play, Amazon.com, dhe BestBuy.com.

Pajisja përkrah versionet Android 2.3 dhe më lartë, iOS 6 dhe më lartë, Windows 7 dhe më lartë, Mac OS 10.7 dhe më lartë dhe Chromebook Pixel. Kjo pajisje mbushet nëpërmes USB-së dhe gjithashtu një adapter mbushës vjen më të. |ameble|