Gmail sign inGoogle ka filluar të bëhet me serioze në lidhje me sigurimin e mesazheve/e-mail-ave në shërbimin e tyre Gmail. Kompania ka njoftuar se është duke punuar që të gjitha mesazhet e Gmail-it të kalojnë nëpërmes një lidhje të koduar HTTPS që parandalon të tjerët në leximin apo edhe synimin e marrjes së tyre. Google opsionin HTTPS në Default për përdoruesit e ka vendosur që nga viti 2010, por me sa duket kjo nuk është e mjaftueshme, kështu që ka vendosur të bëjë me shumë siguri, kjo për shkak të skandalit të spiunimit nga NSA që ishte zbuluar vitin e kaluar nga Edward Snowden.

Google thotë se, “ky ndryshim do të thotë se askush nuk mund t’ju qaset apo shikoj mesazhet tuaja, përderisa ata kalojnë rrugën nga ana juaj deri të serveri apo edhe anasjelltas, nuk ka rëndësi se a përdorni WiFi në publik apo rrjetin nga kompjuteri, telefoni apo tableti.” Ata siç thuhet kanë shkuar edhe një hap me lartë duke i enkriptuar të gjitha mesazhet gjatë bartjes.

Sido që të jetë, a do të thotë kjo që mesazhet/e-mail-at tonë në Gmail nga tani janë plotësisht të siguruar nga spiunet? Ne nuk llogarisim në ketë çfarë thotë, apo ka bërë Google. Si mendoni ju?/ameble