Pas prezantimit të asistentit me zë “Cortana” nga Microsofti, a do ndjejnë Apple dhe Google presion në vete për të ngritur dhe përmirësuar edhe më shumë asistentet e tyre me zë Siri dhe Google Now?

Si duket Google veçse është duke u përpjekur të bëj diçka rreth saj. Sipas AndroidPolice, Google është duke shtuar disa tipare të reja në Google Now. Ky tipar është një mënyrë e re për të gjetur automatikisht makinën se ku e ke parkuar, dhe të tregon rrugën deri aty.

Google Now Where you parked

Por kjo ka mundësi të jetë një mënyrë tërësisht manuale, ku kërkon që përdoruesi t’i kërkojnë shërbimit Google Now ta mbaj mend se ku ai/ajo ka pakuar makinën. Në anën tjetër mund të jetë edhe shërbim automatik, sepse Google Now duke përdorur GPS në smartphone-in tuaj, mund të regjistroj se kur ti je duke ecur me makinë dhe kur ti je duke ecur në këmbë. Pra në këtë mënyrë Google mund të mbaj mend vendin prej të cilit ti ke filluar të ecësh me këmbë dhe e ruan atë vend si vend parkim. /ameble