SHPËRNDAJE

Google WazePara një muaji Google kishte blerë kompaninë Waze, edhe pse në atë kohë kompania nuk ka dhënë detaje se sa ka paguar për aplikacionin e trafikut, tani ky numër është zbuluar dhe është 966 milionë dollarë.

Çmimi i blerjes është parë në dokumentet që Google-it i është dashur ti paraqesë para rregullatorëve të shtetit, ka thënë AssosiatedPress dhe sipas kësaj i bie që Google ka paguar më pak se 1 miliard dollarë për Waze.

Për blerjen e Waze-n me herët ishte e interesuar edhe kompania Apple, por që Waze atë kohë nuk kishte interesim për shitje, të paktën jo për kompaninë Apple.

Google aktualisht pas blerjes e ka lënë ketë kompani të veprojë ashtu siç ka vepruar më herët, edhe pse për momentin nuk ka ndërmend të fus ketë aplikacion përbrenda Android-it. Mund të jetë një opsion për të integruar brenda Google Maps, për shembull, për të parë kushtet aktuale të trafikut të bazuar në kohë reale sipas shoferëve tjerë të cilët mund të raportojnë drejtpërdrejt. Google Maps tashmë veç e ka ketë mundësi për trafikut, por që nuk është e socializuar.|ameble|

SHPËRNDAJE