Pas prezantimit të parë, gati një vit më herët, specifikat për syzet Google Glass tani janë publikuar nga vet kompania, duke zbuluar se çfarë mund të presim nga to dhe çfarë ka në brendësi të harduerit të tyre. Google Glass është një pajisje shumë interesante, një koncept i ri që kombinon smartphone me syze. Me herët kemi paraqitur disa informacioni se si ndiheni me syzët Google, mirëpo asnjëherë nuk janë shfaqur specifikat e plota të kësaj pajisje.
Kompania sot në uebfaqen e saj ka publikuar të dhënat për të, dhe ka shpjeguar se pyetjet me të shpeshta për dizajnin e saj përfshin kornizën se a përshtatet për çdo fytyre, të cilat tani janë në dispozicion në dy madhësi.
Google Glass është e pajisur me ekran me rezolucion të lartë duke ju ofruar përdoruesve ekuivalente të një madhësie të ekranit prej 25 inç dhe deri 8 metra larg.
Kamera në Google Glass Eyewear është 5 megapiksel dhe e aftë të kap pamje deri në 720p, zërimin e ka me teknologjinë Bone Conduction Transducer që dërgon tingujt në veshin e brendshëm nëpërmjet kockave e kafkës suaj.
Karakteristika të tjera të Google Glass Eyewear përfshinë lidhjet Bluetooth dhe WiFi 802.11 b/g, së bashku me 12 GB memorie të përdorueshme, e sinkronizuar me Google Cloud storage, që në total bashkë me syzet është 16 GB.
Google shpjegon gjithashtu se bateria që posedon Google Glass është e mirë për një ditë të plotë të përdorimit, por për disa karakteristika të tilla si hangouts dhe video incizim, e shpenzojnë baterinë me shpejt. Syzet Google janë në përputhje me çdo Bluetooth të çdo pajisje mobile që mund të lidhet.
Për më shumë informata për syzet Google Glass mund të gjeni tek uebfaqja e internetit Google. |ameble|