Google appKompania Google është duke u përgatitur për të lëshuar një aplikacion të ri që do të ndihmojë pronarët të gjejnë pajisjet e tyre Android të humbura ose të vjedhura.

Ata kanë njoftuar nëpërmjet blogut zyrtar të Android-it se deri në fund të muajit do të jetë gati një aplikacion i ri i quajtur Android Device Manager. Aplikacioni i ri e ka mundësin të ndihmojë në menaxhimin e pajisjes Android, si dhe një tipar shumë me rëndësi që ju mundëson të gjeni pajisjen nëse e humbni. Nëse mendoni se është në shtëpinë tuaj dhe nuk e gjeni ? Vetëm me aktivizimin e ziles së tij e gjeni. Nëse mendoni se e keni humbur dhe është ne duart e dikujt? Mund të fshini gjërat tuja nga distanca kështu që askush nuk mund të ketë qasje në pajisjen tuaj në informacione që ju nuk dëshironi qe të tjerët ti shohin.

Android Device Manager është planifikuar të fillojë ka fundi i këtij muaji dhe do të jetë i përshtatshëm me pajisjet Android 2.2 e më të lartë. |ameble|