SHPËRNDAJE

PLay Store i ri

Google të Martën ka filluar me paraqitjen e dizajnit të ri të Play Store-it për smartphone dhe tablet që përdorin platformën Android.

Në përputhje me thashethemet e mëhershme, Play Store i ri përfshinë ngjyra të ndritshme, imazhe të mëdha dhe një ndërfaqe të frymëzuar nga Google Now. Ndryshime të tjera përfshijnë auto-përditësimin duke u aktivizuar automatikisht për të gjitha aplikacionet (by default) dhe heqjen e opsionit shkarkim/instalim nga ekrani. Përmbajtja e rekomanduar definitivisht nuk është hequr nga dizajni i vjetër dhe Google ka bërë të ditur se opsioni për rekomandime gjithmonë do të jetë në faqen kryesore.

Nga dita e sotme Play Store i ri do të filloj të paraqitet nëpër smartphone dhe tablet duke filluar nga versionet Android 2.2 e më lart. |ameble|

SHPËRNDAJE