Për këtë vit, njoftimi më i madh që ka bërë Google deri më tani është ” Android L.” Ata thonë së ky version do të ketë 5000 API-s (Application programming interface) dhe një dizajn të ri i cili jo që do të funksionoj për smartphone dhe tablet, por ai do të funksionoj edhe për shumë kategori të pajisjeve tjera.
Android L karakterizohet nga “Material Design,” siç e kanë quajtur ata, që është një identitet i ri i dizajnit ku përdor hijet dhe shtresa të dalluara në ndërfaqen e përdoruesit. Të gjitha animacionet e reja japin tranzicione të lehta në mes të aplikacioneve, dhe gjithashtu rrisin përvojën kur elemente të reja shfaqen në ekran.
Font i ri Roboto gjithashtu është përditësuar për t’iu përshtatur më mirë pajisjeve të reja Android, të tilla si smartwatch. Android L pjesën e sipërme të lajmërimeve e ka riorganizuar plotësisht. Lock Screen tani përfshinë një listë të plotë të lajmërimeve që janë vepruese, ku mund të largohen, hapen dhe shkarkohen me anë të rrëshqitjes.
Për sa i përket përformancës, Google ka thënë se Android L kalon nga makina virtuale Dalvik (VM) në Art (siç e kanë quajtur ata) në mënyrë që të përmirësoj dramatikisht përformancën e aplikacioneve. Art është plotësisht i përshtatshëm apo përkrah arkitekturën 64-bit.
Përveç kësaj, Android L përmban një numër përmirësimesh tjera që përfshinë një mundësi të re të posaçme për mbrojtjen e baterisë (Project Volta), që zgjatë kohën e përdorimit të pajisjes për 90 minuta më shumë, pas lajmërimit që bateria është harxhuar gati. Në aspektin e sigurisë, Google Android L përkrah fshirjen e pajisjes nga distanca (remotely) në rast të humbjes apo vjedhjes së pajisjes.
Një pamje paraprake për zhvillues e versionin Android L do të jetë në dispozicion nga dita e sotme. /ameble