Si pjesë e përditësimeve mujore të muajit Prill, përdoruesit e smartphone-ve Pixel dhe Nexus morën një surprizë. Google ka publikuar versionin Android 7.1.2 Nougat së bashku me përditësimet, megjithatë përdoruesit nuk do të vënë re shumë ndryshime.

Edhe pse të gjithë besonin se Google kishte braktisur tabletin Pixel, 7.1.2 sjell lançuesin e Pixel dhe butonat e ri të navigimit edhe në ekranin e tabletit.

Por ajo ku 7.1.2 dallon nga 7.1.1 është ndërfaqja “multitasking”, stili i kartave i përket të kaluares dhe zihet nga një ekran qendror ku aplikacionet shfaqen në formatin 4 me 4.

Gjithashtu ky përditësim përmban disa rregullime gabimesh dhe përmirësime në performancë por edhe skanerit të shenjave të gishtërinjve dhe baterisë.

Përditësimi tashmë është n dispozicion në Pixel, Pixel XL, Pixel C, Nexus 6P, Nexus 5X dhe Nexus Player. /ameble.com