SHPËRNDAJE

Pas hyrjes në muajin e fundit të vitit 2014, shumë prej nesh po mendojnë për festat e fundvitit. Ne njerëzit e botës së teknologjisë mendojmë gjithashtu dhe për top listat e 2014. Google ka menduar të njëjtën gjë dhe ka prezantuar listën e aplikacioneve më të mira të 2014.

Në Google Play Store ju mund të shikoni faqen Best Apps of 2014.

Untitled

Në këtë listë nga Google përfshihen shumë aplikacione të njohur për ne si Link Bubble, IFTTT, SoundHound, Secret dhe Google Fit.

Por në listë ka dhe aplikacione më pak të njohura si Frontback, Monki, Obscure dhe Rundavoo. Kjo nuk do të thotë që këto aplikacione nuk ja vlejnë të futen në listën e më të mirave, por ka shumë pak gjasa që ju t’i keni dëgjuar më parë. Në listë nuk përfshihen lojëra, gjë që na bën të mendojmë se së shpejti Google do të publikojë dhe listën me lojërat më të mira të 2014.

Sigurohuni që të na ndiqni në ameble.com për më shumë rreth top listave të ndryshme të 2014./ameble