Nexus 6Muajin e kaluar kanë qarkulluar disa thashetheme se Google është duke u përgatitur për të lansuar një pajisje të re me versionin e ri të sistemin Android L i koduar me emrin Google Shamu Phablet.

Por në fakt, për pajisjen e përfolur Google Shamu Phablet thuhet se do të jetë modeli i ri i brendit tani më të njohur Nexus, si pasardhës i modelit Nexus 5.

Google Nexus 6 pritet të vije me një ekran QHD 5.2 inç me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve i mbështetur nga procesori 4-berthamor nga Qualcomm Snapdragon 805 me shpejtësi prej 2.7GHz dhe 3GB RAM memorie.

Karakteristikat e tjera të Nexus 6 janë kamera frontale 2,1 megapiksel, kamera kryesore 13 megapiksel, vesrioni i sistemit Android L dhe për pajisjen është e thënë se është bërë nga Sony Ericsson për Google.

Ende nuk është e qartë se a do të lansohet kjo pajisje si Google Nexus 6 ose si Google Shamu Phablet, por kjo pritet të kuptohet për më pak se dy muaj. /ameble