SHPËRNDAJE

Android ne automjeteGoogle sot në mëngjes në një blog të tyre ka shpalosur planet e saj për platformën e tyre Android që pritet të integrohet në automjete, pas njoftimeve javën e kaluar se kompania është duke punuar ngushtë me Audi-në, në një sistem të ri infotainment. Sot, u njoftua zyrtarisht sa është formuar grupi Open Aleanca Automotive (OAA) në mes të Google, Audi, GM, Honda, Hyundai dhe Nvidia.

Shërbimet në automjete, me sa duket do të sinkronizohen me aplikacionet e preferuara tuajat Android, muzikën në panelin kontrollues dhe gjithashtu kjo ofron kontrolle me zë për shërbimet e Google Maps dhe Gmail.

Sa i përket kësaj Google nuk ka dhënë shumë detaje, por në ngjarjen CES 2014 kompania pritet të shfaqet me gjersisht duke paraqitur makinat e para të pajisura me platformën Android. /ameble

SHPËRNDAJE