Disa raporte po japin sinjale se Google është duke eksploruar në mënyrë aktive mundësinë e zhvillimit të një ore të saj të mençur (Smartwatch), dhe për ketë ka zbuluar një burim i afërt me Google-in nëpërmes faqes së internetit Business Insider.
Ky informacion i ri jap mundësi për thashetheme. Dizajneri Adrian Maciburko ka bërë gjithashtu një pasqyrim të tij, së si ai mendon të duket Google Smartwatch (shih fotografinë më poshtë). Por në anën tjetër ende nuk ka fotografi ose dizajne që janë publikuar nga Google, për planet e saj në lidhje me zhvillimin e Smartwatch-ve.
Smartwatch dhe zhvillimi i tyre çdo ditë e më shumë janë duke u bërë të popullarizuara, ndoshta mund të jetë vetëm çështje kohe nëse Google do të lansoj apo jo një pajisje/vegël të tillë? |ameble| [divider top=”0″]