Google, disa javë pasi nxori në shitje smartphone-in e tyre të ri Nexus 6P për SHBA-të, tani të njëjtën e ka bërë edhe për Evropë.
Më hapësirë dhe ngjyra të ndryshme tani është në çdo treg të Evropës, ku çmimet fillojnë nga 649€. Ky çmim është shumë më i lartë krahasuar me Amerikë ku i njëjti Nexus 6P fillon çmimin nga 499$ dhe në Mbretërinë e Bashkuar me 449£. Pra nuk është e qartë pse është ky çmim për Evropë.
Sidoqoftë, nëse e dëshironi dhe nuk ju intereson çmimi, atëherë mund ta porosisni përmes Google Store në Gjermani, Francë, Itali, Spanjë, Portugali, Belgjikë, Irlandë, Danimarkë, Norvegji dhe Suedi.
Versioni 32GB është me çmim 649€, ndërsa modeli 64GB është me çmim 699€. Google ka listuar gjithashtu edhe versionin 128GB i cili me çmim është 799€, por që nuk është në dispozicion për t’u porositur ende. /ameble