Nëse keni përdorur rregullisht linkat navigues të Google-it si Gmail, Youtube, Google Drive apo vetëm Google Search, atëherë me siguri se keni vënë re shiritin navigues të zi që është shfaqur dukshëm në krye të faqes Google.com këto ditë.
Duke marrë parasysh se sa tërheqës është shikimi në pjesën ku ndodhen shumica e linkave të shërbimeve tjera të Google-it, shiriti navigues i zi duket i shëmtuar nga ai që ka qenë deri me tani.
Google thuhet se është duke testuar një version të ri të uebfaqes së saj kryesore Google.com që shumë shpejt do ta heq shiritin e zi të tanishëm. Mënyra së si përdoruesit do të navigojn nëpër shërbimet e Google do të jetë duke klikuar në një ikonë të vetme. Nëse testet shkojnë mirë, Google ka në plan të bëjë ketë ndryshim për të gjithë përdoruesit.
Kjo nuk është hera e parë që Google ndryshon shiritin e sipërm në të zezë, gjithmonë kur ka të bëjë me ndryshime, ata e kthejnë atë në ketë formë. Si do që të jetë mbetet të shihet ditët e ardhshme se sa funksional do të jetë për përdoruesit navigimi i ri në shërbimet tjera të Google-it. |ameble| [divider top=”0″]