SHPËRNDAJE

Google SingNë përpjekje për të shtuar sigurinë e pajisjeve Android, Google ka vënë në dispozicion një set të ri shërbimesh për sigurinë që gjenden në Google Account tuaj. Megjithëse këto shërbime janë krijuar për të ndihmuar menaxherët e IT, gjithkush mund t’i përdorë.

Device and Activity Dashboard që gjendet në këtë link, ju lejon të gjurmoni dhe menaxhoni të gjitha pajisjet e lidhura me llogarinë tuaj Google në 28 ditët e fundit. Ju mund të shikoni se ku dhe kur jeni kyçur me llogarinë tuaj në këto pajisje, ju mund të gjurmoni pajisjen ose mund të ndërprisni lidhjen e saj me llogarinë tuaj.

Së bashku me këtë shërbim, Google ka ofruar dhe Security Wizard i cili ju ndihmon për të rimarrë të dhënat në një pajisje që ju mund të keni humbur. Ky shërbim nuk është i ri, por Google e ka përmirësuar duke shtuar nivele të reja sigurie që përdoruesit e platformës Android të ruajnë të dhënat e tyre./ameble

SHPËRNDAJE