Google u është përgjigjur një pyetje që ka 24 orë që është spekuluar nëpër portale.
Pse gomari duket i shtrirë në rrugë, mos është i aksidentuar? (fotografi e marr gjatë regjistrimit të rrugëve nga Google Street View)
Spekulimet filluan kur një fotografi e këtij gomari të shtrirë në krahë, në mes të një rruge në rajonin e Kweneng, Botsvana u publikua online në portalin Google Maps Street View. Pastaj @TheRealSheldonCooper ka bërë tweet dhe ka shfaqur dyshimet e tij në lidhje me foton dhe pastaj është retweet nga 149 mijë përcjellës të tij në Twitter.
Pas një zhurmë të madhe nëpër media sociale, Google të mërkurën u është drejtuar polemikave në blogun e tyre Google Maps. Në një post të titulluar “Never ass-ume“, Kei Kawai, menaxher i grupit për Google Maps ka treguar fotografike tjera ekzistuese se gomari është ngritur dhe larguar pas imazhit të mësipërm qe është shfaqur.
Pra, çfarë është duke bërë gomari? Kawai ka thënë se gomari ishte duke u fërkuar në pluhur nga i nxehti.
Pra kjo nuk është hera e parë që Google ka postuar një fotografi të tillë në Street View. Me poshtë, janë disa fotografi qesharake apo të çuditshme të marra nga Google Maps Street View:
[divider top=”0″]