SHPËRNDAJE

WazeDy javë më parë fjalët ishin se Facebook është e interesuar në blerjen e kompanisë së navigacionit apo hartave, Waze. Tani sipas një raporti të ri nga Bloomberg, del se edhe Google ka interesim dhe mund të marrë parasysh fillimin e një lufte me Facebook-un në tenderin për blerjen e kësaj kompanie.

Sipas raporteve, Waze aktualisht ka më shumë se një kompani të interesuar në ketë blerje, dhe thuhet se po kërkojnë një çmim prej më shumë se 1 miliardë dollarë, edhe pse mund të përfundojnë të mbesin prapë të pavarur, vetëm në qoftë se janë në gjendje të mbledhin para për financimin e nevojshëm të kapitalit të tyre.

Google tashmë ka një softuer të tyre të hartave Google Maps, por po spekulohet se teknologjinë Waze mund të përdorë për të shtuar disa funksione më sociale të navigacionit në Google +, të cilat mund të përfitojnë përdorues të ri nëpërmes këtij shërbimi.

Ende nuk dihet, gjithashtu Waze nuk ka pranuar të komentojë për këto thashetheme, gjithçka mbetet të shihet ditët e ardhshme |ameble|

SHPËRNDAJE