SHPËRNDAJE

Google ka përditësuar Google TV me disa karakteristika të rëndësishme, duke përfshirë mundësinë e kërkimit me zë (voice search) dhe një udhëzues të ri televiziv të quajtur PrimeTime.

Kërkimi më zë ju mundëson që të kërkoni shfaqje televizive, filma apo video në YouTube thjeshtë duke i folur televizionit tuaj. Gjithashtu mund të hapni aplikacione, shfletoni në faqet e internetit dhe të bëni kërkime në internet, Google Search do të kërkoj për ju pyetje të ndryshme sipas kërkesës tuaj.

Sa i përket PrimeTime është një aplikacion i ri i emëruar nga TV & Movies të cilin Google e kishte lëshuar vitin e kaluar. Kjo ju mundëson të shikoni kanalet e preferuara, TV emisione drejtpërdrejt, shfletoni për seriale më të mira e shumë tjera.

Ky përditësim do të filloj këtë javë nga pajisjet e LG-së, duke vazhduar kështu me pajisje tjera, është thënë nga Google. |ameble|

[youtube id=”TNOsB8tRmWU” width=”600″ height=”350″]

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE