SHPËRNDAJE

Google Ventures ka shpalosur detajet e vitit 2012, duke sjellë në një vend statistika që tregojnë progresin e kompanisë gjatë 12 muajve të fundit. Shumë prej këtyre detajeve që janë shkëmbyer veçse kanë qenë publike për një kohë të gjatë, duke përfshirë edhe rritjen e fondit në 300 milion dollarë për vit, por Google Ventures asnjëherë nuk ka shpalosur zyrtarisht se në cilët sector investon, deri më sot…

Sipas një infografikë të postuar nga Partneri Gjeneral David Krane, Google Ventures ka investuar 32% të fondeve të saja në industri mobile, 31% në internet për konsumatorë, 16% në tregti, 10% në të dhëna të mëdha, 6% në shkencë jetësore dhe 5% në energji. Vlen të theksohet se këto përqindje shfaqin raportin e investimeve deri në fund të vitit 2012, e jo vetëm gjatë vitit 2012.

Statistikat riforcojnë përkushtimin e Google Venture drejt produkteve të orientuara ka konsumatori, pasi që vetëm 21% apo më pak shkojnë drejt rrugëve ku më pak startup shetiten, përkatësisht në të dhëna të mëdha, energji dhe shkencë jetësore.

Partneri menaxhues Bill Maris së fundi ka detajuar interesat e tij në “ide që tingëllojnë paksa të çmendura, si zgjerimi radikal i jetës, shërimi i kancerit, të jesh në gjendje të krijosh një simulim të trurit dhe të përcjellësh neuronet. Natyrisht, me këto gjithashtu kërkohet që të bëhen para në tëardhmen, dhe në këtë mënyrë raporti ka kuptim.

[youtube id=”KBxORhOTdlw” width=”600″ height=”350″]

Google Ventures ka një ekip prej 60 personash të përbërë nga rekrutuess, inxhinierë, dizajner, specialist marketing dhe partnerë të përgjithshëm, dhe sigurisht luan një rol të rëndësishëm pranë Google, pasi që fondi vazhdimisht shfaq sesi është larguar prej pjesëve tjera të kompanisë, duke e lënë më të lire dhe më larg influences. |digjitale| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE