SHPËRNDAJE

Ndonjëherë mund të jeni konfuz për t’i kuptuar dallimet në mes të opsioneve të ndryshme të lidhjeve apo pakove mobile për smartphone siç janë:  GSM / GPRS / EDGE / 3G / HSDPA / HSPA (plus) dhe LTE si mënyra më të mira për tu lidhur në internet.

GPRS vs EDGE vs 3G

Në ketë rast ne kemi marr vetëm 3 lidhje nga këto që ofrohen nga operatoret tonë lokal, duke shpjeguar dallimin në mes tyre dhe çfarë avantazhe apo disavantazhe posedojnë ato.

GPRS (apo 2G)

GPRS është një sistem që përdoret për të transmetuar të dhënat me shpejtësi deri në 115 kbit për sekondë dhe është e pranueshme për jetëgjatësinë e baterisë, e mjaftueshme për të dërguar apo pranuar email-a, për të shfletuar internetin, por në ditët e sotshme të lidhjeve broadband që gjenden në treg kjo lidhje shihet nga disa si lidhje e ngadalshme.

Për të pasur lidhjen GPRS në smartphone, do të duhet marrë informacione specifike nga operatori përkatës për konfigurim. Shumica e ofruesve këto të dhëna apo informacione i shfaqin në publik, uebfaqe apo nëpërmes thirrjes.

EDGE

EDGE (Exchanged Data rates for GSM Evolution) është një tjetër lidhje e viteve të fundit e cila është e bazuar në sistemin GPRS mirëpo është klasifikuar si lidhje standard e 3G-së, për shkak të faktit se ofron shpejtësi deri në 236 kbit për sekondë, sipas zonës mbuluese të rrjetit.

Nëse një pajisje smartphone përkrah lidhjen EDGE, ajo mund të përdoret për transmetimin e të dhënave mobile më kapacitet të madh të tilla si pranimin e email-ave me dokumente të bashkangjitura, mund të shfletohen uebfaqet komplekse me shpejtësi mesatare etj. Pra dallimi në mes të GPRS dhe EDGE është shpejtësia e transmetimit të të dhënave.

3G

Kurse 3G e cila është implementuar pasi që smartphone-t morën një hov të madh në treg, kjo teknologji u përcaktua fillimisht si një mënyrë e re për të bërë video thirrje nëpërmes pajisjeve mobile, por që gjithashtu është një mënyrë shumë efikase për shfletimin e internetin dhe komunikimin më smartphone duke përdorur zërin nëpërmes IP-së (voice over IP) si dhe mesazhe të menjëhershme (instant messaging, siç janë Whatsapp, Viber etj). Shumë rrjete evropiane si dhe në botë sot përdorin rrjetet 3G, e cila ofron shpejtësi me shumë se 384 kbit për sekondë kudo që gjendemi.

Në zonat ku nuk ka mbulim të mjaftueshëm të 3G-së një mangësi është se smartphone-i juaj vazhdimisht përpiqet për të gjetur sinjal dhe kjo mund të ketë një ndikim dramatik në jetëgjatësinë e baterisë. Disa smartphone përdorin stabilizim konstant të lidhjes 3G, por disa që nuk e kanë ketë mund të ndikojnë në jetën e baterisë së tyre deri në 50%. Rrjeti 3G shumë shpejt do të filloj edhe tek ne, kështu që mund të konsideroni blerjen e një smartphone-i që përkrah rrjetin 3G. |ameble|

SHPËRNDAJE