Lajme për lojën Grand Theft Auto 5 nuk janë parë kohëve të fundit, megjithatë detaje të reja kanë dalë së paku për datën e lansimit të saj. Siç raportohet nga Produkt-Reviews nëpërmjet një email-i nga Microsoft, loja pritet të dalë në pranverë, në njërën nga fundjavat e muajit Mars.
Si datë e saktë është vlerësuar të jetë 24 Marsi, që i bie e diel. Nintendo është e njohur për lançimin e lojrave të tyre të njohura të dielëve mirëpo GTA 5 nuk do të vij kësaj here për Wii U, kështu që ka gjasa që Rockstar të zgjedh për lansim Xbox 360 dhe PS3.
Edhe uebfaqet e lojërave gjithashtu duken të jenë të pasigurta në lidhje me datën e spekuluar, por shumica mendojnë së data 24 Mars mund të jetë e mundshme. GTA 4 ka shitur mbi 10 milionë kopje dhe Rockstar ka fituar mbi 600 milion $ vetëm nga kjo lojë, kështu që ne jemi të sigurt se kur të arrin kjo lojë do bëj një hit të madh. |ameble| [divider top=”0″]