SHPËRNDAJE

PaswordStudimet e kryera nga studiuesit për sigurinë elektronike në firmën e antivirusit Avast ka treguar që hakerat përdorin fjalëkalime të thjeshta si çdo njeri tjetër. Antonin Hyza, një studiues në Avast, duke përdorur të dhëna nga rreth 40.000 fjalëkalime të mbledhura gjatë veprimtarisë së antivirusit Avast, doli në përfundimin se vetëm 10% e këtyre fjalëkalimeve ishin të vështirë për t’u gjetur.

Ishin të pakta fjalëkalimet që kishin shkronja të mëdha dhe të vogla, pavarësisht se ekspertët e sigurisë na këshillojnë gjithmonë të përdorim fjalëkalime të tilla.

Këto fjalëkalime zakonisht ishin anglisht. Fjalët më të përdorura ishin hack, pass, root dhe hax. Në mënyrë të çuditshme, fjalëkalimet ishin mesatarisht me 6 karaktere, dhe vetëm 52 nga 40.000 ishin me 12 karaktere.

Mendohet se hakerat përdorin fjalëkalime të thjeshta sepse nuk kanë frikë se do të sulmohen nga hakerë të tjerë ose ndoshta shmangin përdorimin e fjalëkalimeve të tyre të vërteta që përdorin në uebfaqe të ndryshme. /ameble

SHPËRNDAJE