SHPËRNDAJE

Google u ka ofruar hakerëve një shans të madhe më pagesë nëse ata mund të godasin platformën e tyre Chrome OS.
Kompania gjatë kësaj jave ka mbajtur konkurrencën e saj Pwnium në konferencën vjetore të sigurisë ConSecWest në Vankuver, ku ka ofruar 3.14 milion $ për fituesit.

Përderisa një numër i hakerëve tentuan të marrin ketë shumë parash, një zëdhënës i Google-it ka konfirmuar në një deklaratë për TechCrunch se asnjëri prej tyre nuk ka arritur të qaset në sistemin operativ Chrome OS. Kompania megjithatë ka vlerësuar disa punë që mund të kualifikohen si kredi të pjesshme.

Google po bën një shtytje e madhe për të rritur interesin e konsumatorit për Chrome OS. Ata së fundmi kanë lansuar pajisjen Chromebook Pixel me karakteristika të larta dhe sistem operativ Chrome, për të konkurruar direkt me Macbook Pro që posedon ekran retinë. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE