SHPËRNDAJE

A ju kujtohet Junaid Hussain? Hacker i cili punonte për ISIS dhe i cili u vra në një sulm nga droni në Gusht të këtij viti. Tani, para disa ditësh janë shfaqur disa informata në lidhje me vdekjen e Hussain-it!

Haker

Hakeri tjetër, i cili në të kaluarën e sulmonte llogarinë Anonymous në Twitter, thuhet se shërbeu si një informues i FBI-së duke ndihmuar qeverinë amerikane, për të gjurmuar Junaid Hussain.

Tani ky i fundit që me pseudonim online në internet quhet Shm00p (@5hm00p), është anëtar i grupit të hakerëve Rustle League dhe beson se është “99,9% i sigurt”, se informacioni i dhënë prej tij për agjentët e FBI-së çoi në vrasjen e Hussain-it.

“Çfarë dreqin kam bërë,” ka lëshuar ai një cicërim të dielën në mëngjes nëpërmes Twitter-it. 15 orë më vonë pas cicërimës së parë, Shm00p bëri një seri cicërimash në llogarinë e FBI-së në Twitter.

“Kam humbur shumë miq dhe nderin tim”, Shm00p kishte shkruar pastaj tek FBI. Këto cicërima edhe pse tani janë të fshira, mund t’i shihni të arkivuar nga archive.is.

Shm00p, i cili jeton në Las Vegas, e njihte Hussain-in (i lindur si Britanik), nga një grup famëkeq i hakerëve të quajtur Team Poison.

Në vitin 2014, Hussain kishte kontaktuar Shm00p nëpërmjet chat-it (shërbimit të koduar Jabber). Pastaj Shm00p kishte identifikuar vend-ndodhjen e hakerit famëkeq Hussain të cilën informatë e kishte dhënë tek FBI.

Shm00p tha se ishte shumë i sigurt se ky informacion çoi në vdekjen e Hussain-it, i cili u largua nga Britania e Madhe dhe iu bashkua ISIS-it në vitin 2013.

Bazuar në cicërimat e tij, Shm00p u detyrua të ndihmoi agjentët e FBI-së sepse sipas tij ishte i kërcënuar me jetën e familjareve.

Edhe pse FBI ka refuzuar të komentoj për cicërimat e Shm00p, një burim i njohur me faktet ka thënë për Motherboard, se Shm00p me të vërtetë ka ndihmuar agjentët federalë amerikanë për të gjetur Hussain-in. /ameble

SHPËRNDAJE