Halo 5: Guardians është emri i lojës së re nga seria Halo dhe pritet të lansohet ekskluzivisht për Xbox One në vitin 2015 në të njëjtën kohë me serialet e saj në TV, aktualisht në zhvillim e sipër me producentin Steven Spielberg.
Lansohet diku në Shtator të vitit të ardhshëm, Halo 5 edhe një herë do të shfaqet me Master Chief dhe lojtarët e tij ku do të vazhdojnë udhëtimin pas ngjarjeve në fund të Halo 4.
Microsoft për ketë lojë pritet të jap me shumë informata në ngjarjen E3 2014, ku do të njoftojë gjithashtu për lojërat tjera që do të lansohen për konsolen e tyre Xbox One. Ngjarja E3 2014 pritet të mbahet nga data 10-12 Qershor, të cilën si çdo vit do t’i përcjellim të ngjarjet. /ameble