SHPËRNDAJE

Hotmail.com si duket ngadalë po shuhet, dhe atë do ta zëvendësoj Outlook.com, i cili do të jetë konkurrenti kryesorë i shërbimeve Gmail nga Google. Microsoft të martën njoftoi se ka filluar procesin e tranzicionit për përdoruesit aktual në Hotmail, mbi sistemin e ri.

Microsoft premton se përdoruesit nuk do të përjetojnë asnjë ndërprerje në shërbimet e platformës Hotmail, dhe se “çdo gjë nga e-mail adresa, fjalëkalimi, mesazhet, dosjet, kontaktet, rregullat, përgjigjet, etj. do të qëndrojë të njëjta”.

Shërbimi i ri outlook.com duket te jetë asgjë më pak se i përkryer në dizajn, i pastër dhe i lehtë për t’u përdorur. Përdoruesit mund të lidhen nëpërmes llogarive të tyre në Facebook, Twitter, LinkedIn dhe Google+ për të parë përditësimet më të fundit nga miqtë dhe kontaktet. Online Chat gjithashtu është në dispozicion nëpërmjet Facebook-ut. Përdoruesit e Windows Phone shumë shpejt do të kenë mundësin ta përdorin ketë për nevojat e tyre me email. Skydrive dhe Skype tashmë janë të integruar këtu, në mënyrë që te komunikoni nëpërmes smartphone-it tuaj me shumë lehtësi. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE