SHPËRNDAJE

HP ditën e djeshme ka njoftuar për dy pajisje të reja Android. HP Slate6 VoiceTab dhe Slate7 VoiceTab që pritet të të fillojnë lançimin në Indi gjatë këtij viti me opsionin 3G dhe me çmim të arsyeshëm.

HP Slate7 Voicetab

Të dy pajisjet janë të pajisur me procesorë 4-bërthamor, kamera HD nga të dy anët, spikerët stereo, hapësirën e brendshme për të dhëna 16GB me mundësi zgjerimi nëpërmes portës microSD, mundësin me dy kartela SIM dhe shfaqen me versionin Android 4.2. Slate6 vjen me ekran 720p, ndërsa Slate7 rezolucion 1280 x 800 pikselë.

Momentalisht nuk ka asnjë informatë se kur pritet të dalin në treg këto pajisje dhe do të jetë çmimi i tyre. /ameble

SHPËRNDAJE