HP njoftoi se është duke punuar në krijimin e një modeli të ri të laptopit i cili do të ketë të instaluar sistemin operativ Android.

HP Slatebook 14

Edhe pse ende nuk e ka bërë zyrtarizimin e pajisjes HP SlateBook 14, kompania HP tani më ka paraqitur në sajtin e tyre zyrtar disa specifika harduerike për pajisjen në fjalë.

HP SlateBook 14 përbehet nga ekrani i plot me prekje (Full HD Touchscreen) 14 inç i përkrahur nga procesori nga Nvidia Tegra. Ka të integruar microSD portën, HDMI portën, 3 USB porta dhe vjen me sistemin operativ Android Jelly Bean duke ofruar kyçje në Google Play.

Deri më tani nuk ka asnjë informatë për çmimin si dhe datën e saktë të lansimit të HP SlateBook 14. /ameble