HP njoftoi se laptopi i fundit HP SlateBook 14 nga tani është në dispozicion për të blerë si online ashtu edhe në dyqanet e shitjes me pakicë për 429 $.
HP SlateBook 14 Android laptop ka ekranin LED 14 inç me prekje me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve dhe është mbështetur nga NVIDIA Tegra procesor 4 me shpejtësi prej 1.6 GHz, 2 GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme për ruajtje dhe vjen me sistemin operativ nga Google Android 4.3 Jelly Bean.
Karakteristika të tjera të modelit HP SlateBook 14 përfshijnë kamerën frontale HP TrueVision HD me mikrofon të integruar, microSD lexuesin, një port USB 3.0, dy porta USB 2.0, një port HDMI dhe një 32 WHR Li-ion bateri që mundëson përdorimin e laptopit deri në 9 orë pa e mbushur fare. /ameble