HTC Desire 200 -amebleSi duket HTC së shpejti do të bënë një përditësim në portofolin e tij me një tjetër pajisje Android të rangut të mesëm i cili do të jetë shumë i përshtatshëm edhe për buxhetin e klientëve. Është fjala për smartphone-in e ri nga HTC Desire 200.

HTC Desire 200 do të ketë ekranin 3.5 –inç me rezolucion 320 x 480 LCD, procesorin 1GHz, 512 MB RAM, si dhe 4 GB hapësirë të brendshme për ruajte e cila mund të rritet nëpërmjet kartelës microSD.

Duke u bazuar në foto, HTC Desire 200  si duket do të ketë të instaluar sistemin Android Ice Cream Sandwich, por nuk dyshojmë në atë se mund të ketë të instaluar edhe sistemet më të reja nga Android.

Deri më tani, nuk ka informata për çmimin si dhe datën  e saktë e lasnimit të HTC Desire 200  në treg. |ameble|