SHPËRNDAJE

HTC Desire 8Një smartphone i ri nga brendi HTC pritet të lansohet javën e ardhshme, transmeton Engadget. Bëhet fjala për modelin HTC Desire 8. Deri më tani nuk janë paraqitur specifika të plota për pajisjen e re, por vetëm disa prej tyre.

Modeli Desire 8 nga HTC pritet të ketë ekranin 5.5 inç me rezolucion prej 720 x 1280 pikselëve, kamerën kryesore (të pasmen) 13 Megapikselë dhe atë frontalen 5 Megapikselë dhe pritet të vjen me versionin e fundit nga Android, Kitkat. HTC Desire 8 do të përkrahet nga procesori 4-bërthamor 1.2 GHz Snapdragon 400 dhe me 1 GB RAM memorie.

E vlen të theksohet se HTC Desire 8 përkrah dy SIM kartela dhe është një pajisje që pritet të debuton edhe në Kosovë. /ameble

SHPËRNDAJE