Selfie-t janë bërë një fenomen global. Në muajin e kaluar HTC prezantoi Desire Eye dhe RE Camera, pajisje që ishin të fokusuara të fotografitë dhe sidomos selfie-t. Kompania celulare AT&T do të nxjerrë në treg këto dy pajisje këtë të premte.
Desire Eye është një smartphone trendy me një variacion ngjyrash dhe dy kamera 13 MP Dual LED Flash, të cilat e bëjnë këtë smartphone unik. Në specifikat e tjera të kësaj pajisje përmendim procesorin 2.3 GHz me katër bërthamë Snapdragon 801, 2 GB RAM, ekrani 5.5 inch 1080p dhe certifikimi IPx7 që e bën të papërshkueshëm nga uji. Desire Eye posedon memorje interne prej 16 GB me mundësi zgjerimi deri në 128 GB nëpërmes kartës SD. E gjithë pajisja furnizohet nga një bateri 2400 mAh. Çmimet nga AT&T janë 149.99$ me kontratë 2 vjeçare dhe 549$ pa kontratë.
RE Camera është një periskop xhepi e dizenjuar për të bërë foto dhe video në lëvizje. Ajo mund të instalohet dhe të xhirojë dhe të ngarkojë në Cloud pamjet e xhiruara. Çmimi i saj është 200$, por nëse blihet së bashku me Desire Eye do të ketë 50$ ulje në çmim. /ameble