SHPËRNDAJE

HTC dhe Apple kanë arritur dje një marrëveshje për licencim, ku HTC do të paguaj ekstra kompaninë Apple në lidhje me patentat e saj.

Tani, sipas një raporti të fundit nga “wired”, HTC mund të paguaj Apple-in deri në 8 $ për çdo smartphone android që ata shesin, dhe kjo i bie qe HTC do të përfundojë duke paguar Apple në mes të 180 deri 280 milion $ për vitin 2013 bazuar në shitjet e smartphone-ve të saj që sillen rreth 30 deri 35 milion pajisje.

HTC tanimë është duke paguar një tarifë tjetër të licencimit për Microsoft në pajisjet Android, e cila thuhet të jetë rreth 5$ për smartphone, që do të thotë se në total HTC do të paguaj rreth 13 $ për çdo pajisje Android që ajo shet.

Kjo marrveshje ndoshta mund të rris çmimet e pajisjeve të HTC-së në të ardhmen.  |ameble|[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE