SHPËRNDAJE

Vetëm disa javë pas lansimit zyrtar të smartphone-it HTC One M9, kompania HTC tani ka zyrtarizuar modelin tjetër të ngjashëm, HTC One M9 Plus. Ky model është pak më i madh, posedon një dizajn të bukur metalik, por që ka të shtuar skanerin për gisht (fingerprint) të integruar në butonin Home dhe posedon kamerën Duo të cilin e kishte edhe smartphone-i i vitit të kaluar HTC One M8.

HTC One M9 Plus

HTC One M9 Plus, për fat të keq është një pajisje që është zyrtarizuar në Pekin, dhe deri tani thuhet se do të shitet vetëm në Kinë.

Më poshtë janë karakteristikat kryesore të HTC One M9 Plus:

Softueri: Android 5.0 Lollipop me HTC ‘China Sense’,
Dimensionet: 150.99 x 71.99 x 9.61mm,
Ekrani: LCD 5.2-inç me rezolucion Quad HD 1440 x 2560 pikselë,
Procesori: 8-bërthamor Mediatek MT6795T, në 2.2GHz,
RAM: 3GB,
Hapësira e brendshme: 32GB,
Kamera: 20 megapikselë kryesorja dhe “UltraPixel” ajo frontalja. /ameble

SHPËRNDAJE