SHPËRNDAJE

HTC ka lansuar mbushësin (karikuesin) Rapid Charger 2.0, një mbushës të ri dhe të shpejtë i cili shkurton kohen e mbushjes së pajisjeve në 40%. Pajisja përdor teknologjinë e re të Qualcomm-it, Quick Charge 2.0  që është e përshtatshëm me pothuajse çdo smartphone ose tabletë.

HTC Rapid Charger 2.0

Shumica prej nesh mbushim smartphone-t gjatë natës, kështu që nuk na intereson se sa kohë nevojitet për tu mbushur 100%. Por në qoftë se e përdorni smartphone-in shumë dhe ndodh të harxhohet gjatë ditës, shpesh ju nevojitet kohë për ta rimbushur ose ose nganjëherë edhe mbeteni duke e futur në rrymë vende e pa vend.

Me HTC Rapid Charger 2.0 mund të mbushen pajisje të caktuara me shpejtësi deri në 40% më shpejt se sa me mbushësit standard që përdorim. Rapid ngarkues 2.0 mund të përdoret edhe me çfarëdo pajisje që posedon kabllon mikro me USB, duke përfshirë edhe tabletet.

HTC nuk e ka informuar ende për çmimin dhe disponueshmërinë e e këtij mbushësi të shpejtë. /ameble

SHPËRNDAJE