SHPËRNDAJE

HTC M8Siç edhe është pritur, modeli i ri M8 nga HTC është dashur të lansohet në ngjarjen e Kongresit Botëror të Celularëve në Barcelonë i cili do të mbahet së shpejti. Mirëpo, si duket kompania gjigante HTC ende nuk është përgatitur dhe kështu ka vendosur të shtyj datën e lansimit e cila është caktuar për 25 Mars.

Deri më tani kemi dëgjuar shumë thashetheme për specifikat e këtij modeli, por duhet pasur parasysh se nuk janë ende të konfirmuara nga kompania HTC.

Për HTC M8 thuhet se do të ketë ekranin e plot 5 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor nga Snapdragon 800, 2 GB RAM memorie si dhe do të vjen me versionin e fundit nga Android 4.4 KitKat.

Se si do të duket në realitet pajisja e re si çfarë hardueri do të ketë të integruar, do të kuptojmë me 25 Mars. /ameble

SHPËRNDAJE