HTC në heshtje ka lansuar dy smartphone të ri të serisë Desire, dy prej të cilave tani janë të listuar në faqen e internetit të kompanisë Taiwanese HTC dhe shumë shpejt pritet të prezantohet edhe në vendet tjera.
Modeli Desire P është i pajisur me procesorë 2-berthamorë Qualcomm Snapdragon MSM8255 1GHz me 768 MB RAM, 4GB hapësirë e brendshme, ekranin Super LCD2 4.3 në 800 X 480 piksel, kamera e pasme me sensor BSI 8 megapiksel, sloten micro SD, baterinë 1620 mAh, posedon GPS dhe GLONASS.
Kurse sa i përket modelit Desire Q, ky posedon vetëm një procesorë 1GHz me 512 MB RAM, ekranin 4 inç 800 X 480 piksel, 4GB RAM, GPS (jo GLONASS), sloten microSD, kamerën 5-megapiksel dhe baterinë 1650 mAh.
Të dy smartphone-t posedojnë platformën Android 4.1 Jelly Bean me user interface HTC Sense 4.0, gjithashtu përfshijnë Bluetooth, Wi-Fi dhe teknologjinë e zërit Audio Beats.
Desire P dhe Desire Q duket se kanë për synim tregun e nivelin të mesëm dhe janë modelet e fundit të familjes Desire, e cila aktualisht përfshijnë rreth 10 modele. |ameble|