Njëjtë sikur vitin e kaluar në prezantimin e pajisjes Galaxy S3, konferenca e mbrëmshme për shtyp për smartphone-in e ri Samsung Galaxy S4 ishte vetëm spektakël. Për aq shpenzime sa janë bërë, kemi pritur me shumë së sa spektakli që ishte organizuar me këngë dhe valle.

Udhëheqësi ekzekutiv i HTC-së Jason Mackenzie duke shikuar shfaqjen e natës se mbrëmshme, kishte dhënë disa komente në lidhje me prezantimin e smartphone-it të ri apo rivalin e tij kryesor për HTC One. “Nga e qeshura kalova në siklet për disa veprime,” tha MacKenzie në një intervistë dhënë për CNET-in. “Duket se ata kanë investuar me shumë në fushën e marketingut se sa në inovacione të pajisjes” ka shtuar ai.

Kurse Drejtori i Marketingut në Samsung Telecommunications të SHBA-ve, Ryan BIDAN u është përgjigjur shkurt duke thënë se “Secili ka të drejtë të jap mendimin e vet.” |ameble| [divider top=”0″]