SHPËRNDAJE

Dje në Londër kompania HTC ka njoftuar për smartphone-in e tyre të ri që quhet HTC One SV.

HTC One SV vjen me ekran 4.3 inc 480X800 Super LCD-2, procesorë 1.2GHz dual-core S4, 1GB RAM, 8GB memorie të brendshme (me mundësi rritje deri 32GB), 5 megapixel kamerë të pasme, 1.6 megapixel kamerë frontale, baterinë 1800mAh, përkrah NFC dhe LTE, bluetooth dhe WiFI. Zhgënjyese është sepse pajisja vjen me Android 4.0 Ice Cream Sandwich e jo me versionin e fundit Jelly Bean.

HTC One SV fillimisht do të nis në Angli me operatorin EE në javët e ardhshme, kurse me vonë në vendet tjera. Mirëpo ky smartphone me shumë gjasë do të shfaqet kryesisht tek operatoret me rrjetin LTE. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE