Sot në orët e hershme të mëngjesit, eksploruesi britanik Daniel Hughes ka bërë video thirrjen e parë të arritur ndonjëherë nga maja e malit Everest nëpërmes smartphone-it HTC One, lartësia 8848 metra mbi nivelin e detit dhe temperatura ishte -35 °C.
Kjo ngjarje u sponsorizua nga HTC dhe disa kompani tjera përderisa Hughes ka përdorur smartphone-in HTC One për të bërë video thirrjen më të lartë në botë duke biseduar kështu drejtpërdrejt me BBC-në.
“Ky projekt ka filluar të planifikohet dy vjet e gjysmë më parë, vetëm për të arritur bisedën drejtpërdrejt më Londrën, nga pika më e lartë në botë,” tha Hughes. “Përkrahja për ekspeditën ka qenë fenomenale dhe në sajë të natyrës mahnitëse gjatë ngjitjes unë me të vërtetë ndjeva sikur kisha të gjithë pas meje” ka shtuar ai.
Kurse Suzi Watson, një zëdhënëse për HTC-në në Britani të Madhe, ka thënë se “Ne krenohemi me dizajnin dhe inovacionet për smartphone-in HTC One, i cili është vënë në provë përfundimtare në kushtet më ekstreme, kjo pajisje ishte në gjendje për të ndihmuar Daniel-in të bisedoj drejtpërdrejt më shtëpinë dhe të gjithë ne, madje edhe nga maja e botës, jemi vërtet krenarë që kemi qenë pjesë e udhëtimit të mahnitshëm të Daniel-it”.
Për të parë thirrjen drejtpërdrejt të Daniel-it nga maja më e lartë në botë shikoni videon më poshtë. |ameble|