HTC One screenOperatori i telefonisë mobile AT&T ka njoftuar se ditët e ardhshme HTC One do të pranoj përditësimin e ri të Android-it. Android 4.3 u lëshua në muajin Qershor, ky përditësim i rregullon një numër të metash dhe posedon karakteristika të reja, si energjia e ulët e Bluetooth-it, OpenGL dhe përkrahje e rezolucionit 4K.

Ndërfaqja Sense 5 është përditësuar gjithashtu, me disa ndryshimet në shiritin e ballinës, BlinkFeed dhe opsionin për të shfaqur përqindjen numerike të baterisë në shiritin e njoftimeve.

Perditësimi i këtij versioni për modelin HTC One ka filluar të paraqitet dy javë më parë fillimisht në Taiwan, tani SHBA, Kanada dhe kështu do të vazhdoj edhe në vende tjera të botës. |ameble|