SHPËRNDAJE

htc-onbe-m8HTC ka njoftuar se versioni i smartphone-it HTC One M8 me dy SIM kartela së shpejti do të lansohet në Evropë, duke filluar nga tregu i Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë.

HTC One M8 me dy SIM kartela do të jetë në shitje me çmim prej 679 € në Evropë dhe pajisja do të jetë në dispozicion për të blerë që nga java e ardhshme.

Modeli me dy SIM kartela nga HTC M8 ka specifika të njëjta sikurse modeli origjinal HTC One M8 duke përfshi ekranin HD 5 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, procesorin 4-bërthamor 2.3GHz Qualcomm Snapdragon 801, 2GB RAM memorie, kamerën të dyfishtë HTC Ultrapiksel në pjesën e pasme, kamerën frontale 5 megapiksel dhe vjen me sistemin Android 4.4 Kitkat dhe versionin e fundit të ndërfaqes nga HTC, HTC Sense 6.0.

Ende nuk ka detaje të plota për lansimin e HTC One M8 me dy SIM kartela në vendet e tjera evropiane. /ameble

SHPËRNDAJE