SHPËRNDAJE

HTC-One-M9-ConceptPërderisa po i afrohem fundvitit dhe ngjarjeve të rëndësishme për teknologji, thashethemet dhe spekulimet për pajisje të reja sa vijnë e shtohen. Disa prej këtyre pajisjeve janë paralajmëruar të prezantohen në javën e parë të janarit, në ngjarjen CES 2015, të tjera gjithashtu pritet ti shohim në ngjarjen MWC 2015, disa muaj pas CES-it.

Një raport nga Kina ka shfaqur disa karakteristika për modelin e ardhshëm HTC One M9, një nga seritë e modeleve që është pëlqyer shumë nga përdoruesit. Sipas këtij raporti HTC One M9 vjen me ekran 5.5-inç dhe rezolucion 2560 × 1440 me procesorë Qualcomm Snapdragon 805 dhe 3GB RAM. Bateria 3.500mAh. Përveç këtyre, ky smartphone mund të vijë me kamerën e pasme 16 megapikselë me stabilizim optikal të imazhit, gjë që mund të hiqet teknologjia Ultra e HTC-së. Tani që Beats është në pronësi të Apple-it dhe partneriteti i tyre për audio me HTC-në ka përfunduar, kompania HTC duhet të gjej një partner tjetër, dhe më shumë gjasë do të jetë Bose.

HTC nuk e ka konfirmuar asnjë nga kjo që është përfolur më lartë, mirëpo ne presim që të dëgjojmë më shumë për sa i përket këtij smartphone-i të HTC-së, në ngjarjet e sipër përmenduara. /ameble