SHPËRNDAJE

Kanë kaluar një vit që nga paraqitja e Samsung Galaxy Nexus dhe nëse Google vazhdon me traditën e saj atëherë shumë shpejt presim pasardhësin e tij. GSMarena ka marrë një informatë që Google Nexus 5 do të jetë në fakt një HTC one X 5 në Amerikë i njohur edhe si Droid Incredible X.

Koncepti i HTC One X5 krijuar nga nje fans

Sipas informatave Nexus 5 do të ketë Snapdragon S4 Pro CPU, kamerë 12 megapixel , 2 megapixel kamerë të përparme dhe memorie të mbrendshme kolosale jo më pak se 64GB. Gjithashtu do të vij me një dizajn të hollë dhe me bateri 2500mAh (Galaxy S3 posedon 2100 mAh).

Megjithatë, veqoria kryesore është pretendimi së ekrani do të jetë 1080p – një pretendim i madhë për një madhësi të ekranit prej 5 inç, por kur bëhet fjalë për bashkim të forcave të dy kompanive serioze HTC dhe Google atëher gjithcka është e mundshme.
GSMArena tregon që informacioni vjen nga një burim shumë i besueshëm brenda HTC, por përsëri nuk ka asnjë mënyrë për të konfirmuar legjitimitetin e saj. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE