HTC të Mërkurën u ka dërguar ftesë medieve për një ngjarje të saj të cilën e ka caktuar me datën 8 Tetor. Për çfarë mund të jetë kjo ngjarje? Si duket fotografia do të jetë fokusi kryesor i këtij organizimi sepse në ftesë shkruan fjala “Double Exposure”.

Ngjarja pritet të mbahet në Nju Jork, dhe do të fillojë në orën 4PM EST ose 10 mbrëmje tek ne. Ftesa gjithashtu përmban dy persona dhe një pajisje që duket të jetë HTC One (M8) të kthyer nga vetja duke synuar foto selfie. Ka mundësi që HTC të sjellë teknologjinë e tyre DUO të kamerave nga pjesa frontale.

HTC 8 tetor ngjarja

Ngjarja është larg në më pak se një muaj, dhe i bie që ka kohë mjaftë për thashetheme dhe spekulime. Deri tani nuk është dëgjuar për ndonjë model të smartphone-it të ri, kështu që ndoshta ka mundësi të shpalosen plane të reja të tyre. /ameble