SHPËRNDAJE

Good-sales-of-HTC-One-lead-to-a-second-month-of-sequential-growth-for-HTCNë muajin Shkurt të këtij viti HTC preku pikën më të ulet të shitjes në tregjet ndërkombëtare. Por kur kjo kompani filloi me lançimin e produkteve HTC One gjithçka filloi të ndryshoj.

Tani është shumë e qartë që HTC ka hyrë në një betejë të vështirë duke konkurruar kompanitë e mëdha siç janë Samsung dhe Apple. Që nga muaji Mars dhe Prill i këtij viti shitjet e HTC janë rritur për 26% duke iu falënderuar HTC One. Këto dy muaj të suksesit të vazhdueshëm në rritje të HTC sipas analisteve janë një indikator i qartë se prodhuesi taivanez i smartphone-ve HTC po rimëkëmbet.

Ajo çfarë HTC është duke synuar ka për qëllim të arrijë cakun e fitimit të shumës 70 miliard dollarë për pjesën e dytë të këtij viti, dhe kjo po del të jetë reale. |ameble|

SHPËRNDAJE