Para pak minutash HTC në konferencën në New York ka prezantuar 2 smartphone të bazuar në Windows Phone 8, HTC 8X dhe HTC 8S. Sot HTC i bashkangjitet Nokia’s dhe Samsung në platformën mobile të gjigantit Microsoft (Phone 8). HTC 8S është një smartphone mesatar dhe për të do të flasim në një post tjetër. Mirëpo, HTC 8X është gjithçka përveç mesatar. Me një dizajn elegant, specifika që rivalizojnë konkurentët nga Nokia dhe Samsung, HTC ka vënë shënjestrën në kuletën tuaj. Disa foto dhe specifikat më poshtë:
[gallery, exclude=”8722″ link=”file”]Specifikat harduerike:
- Dizajni
- Dimenzionet: 132.3 x 66.2 x 10.1 mm
- Pesha: 130 g
- Ngjyrat: Zezë, Verdhë, Kaltër, Kuq
- Ekrani
- Madhësia e Ekranit: 4.3”
- Rezolucioni: 720 x 1280 pixela
- Densiteti i pixelave: 342 ppi
- Teknologjia: S-LCD 2
- Bateria
- Madhësia e baterisë: 1800 mAh
- Teknologjia: Li – Polymer
- Procesori dhe memoria
- Procesori: Qualcomm Snapdragon S4 Plus MSM8960, Dual core, 1500 MHz, Krait
- Kartela Grafike: Adreno 225
- RAM: 1024 MB Dual-channel
- Memoria interne: 16 GB
- SD-Kartë: Momentalisht kjo është e diskutueshme (ka burime që konfirmojnë prezencën/mos-prezencën)
- Kamera
- Kamera e prapme
- 8 Megapixel
- LED Flash
- Apertura F2.0
- Inçizim të videove deri në 1080p
- Kamera e përparme
- 2.1 Megapixel
- 1080p rezolucion
- Kamera e prapme
- Teknologjia e komunikimit
- CDMA: 800, 1900 MHz
- GSM: 850, 900, 1800, 1900 MHz
- UMTS: 800, 850, 900, 1700/2100, 1900, 2100 MHz
- Data: LTE Cat3 Downlink 100 Mbit/s, LTE Cat3/4 Uplink 50 Mbit/s, LTE, HSDPA+ (4G) 42.2 Mbit/s, HSUPA 5.76 Mbit/s, UMTS, EDGE, GPRS, EV-DO Rev.A
- Micro SIM: Po
- Pozicionimi: GPS, A-GPS, Glonass
- Navigacioni: Navigim Turn-by-Turn
Me këto specifika harduerike HTC 8X definitivisht do të ketë një vend të sigurt në duart e shumë përdoruesve. Disponueshmëria e këtij smartphone në shumë ngjyra e bën këtë edhe më shumë atraktiv. Ky smartphone së bashku me shokët e tij nga skuadra e Windows Phone 8 do të jetë në shitje dikur kah fundi i muajit të ardhshëm (varet nga lansimi i Windows Phone 8). Çka mendoni për specifikat më lartë? |ameble||phonearena|[divider top=”0″]