HTC ka postuar një foto ngacmuese në Twitter duke përkujtuar kështu ngjarjen e tyre të paralajmëruar për shtyp që mbahet me 25 Mars në New York të Amerikës. Kjo është data kur HTC ka premtuar se do të njoftojë për pasardhësin e smartphone-it të tyre HTC One, që besohet të jetë HTC One+ ose “All New One.” Disa thashetheme kanë theksuar për një model me kamerë të dyfishtë që gjithashtu kjo foto e publikuar mund të përshkruan atë, ose ndoshta diçka krejt tjetër.
Postimi i HTC-së në Twitter thotë: “Më 25 Mars, jeta do të bëhet dy herë më e bukur.” Fotoja mbi ketë post tregon dy qenë të vegjël, dy gota me kafe, një çift duke u puthur, dy pika shiu, dy pemë dhe dy gjirafa.
On March 25th, life will become twice as beautiful. #HTC pic.twitter.com/YRGUzyiuLt
— HTC (@htc) March 3, 2014
Çfarë do të thonë të gjitha këto? Ne mendojmë se këtu është fjala për ndonjë teknologji të re të kamerës së dyfishtë në anën e pasme të pajisjes. Fotoja mund të referohet edhe në emrin e pajisjes së re, ndoshta HTC do të emëroj smartphone-in e ardhshëm HTC Two ose diçka ngjashëm. Këto janë vetëm spekulime, megjithatë, do ta presim HTC-në të na tregoj më 25 Mars.
Çfarë mendoni se fshihet pas kësaj foto të publikuar nga HTC? /ameble